Lleshaj i përgjigjet Murrizit: ICTS arrogante, e licencoi Aviacioni Civil, do marrim masa

18 Prill 2019, 11:49

Duke iu përgjigjur Murrizit, ministri Lleshaj tha se shuma e grabitur në aeroportin e Rinasit është mbi 5 milionë euro, ndërsa shtoi se kompania e sigurisë ICTS-së nuk licencohet nga policia e shtetit, por nga Aviacioni Civil. Në vijim ai paralajmëroi masa ndaj kompanisë. "Shifrat e grabitura, është diku te 5 pikë disa milionë euro. Punonjësit e ICTS-së, arrogantë, deri sot kjo kompani nuk është licencuar nga policia por Aviacioni Civil, do të merren masat që të futen në suazën e licencimit të policisë së shtetit".