Lleshaj: Në shkurt ngrihen njësitë e reja në polici kundër krimit

23 Janar 2020, 21:47

TIRANË - Në fillim të muajit shkurt pritet të ngrihen njësi të reja në Policinë e Shtetit si nevojë e paketës ligjore kundër krimit të organizuar, "KÇK".

“Ne së shpejti do të kalojmë një paketë shumë të rëndësishme ligjore kundër krimit të organizuar, e cila do të kërkojë që Njësitë e Policisë së Shtetit të angazhohen fort. Do të kalojmë në një fazë të re të luftës kundër krimit të organizuar dhe këtu kërkohet dituri. Kemi krijuar ndërkohë Njësinë për Kapjen e Personave në Kërkim, njësia “K”, për shkurt, e Krimit Ekonomik, "E”, ajo e inteligjencës, Njësia “I” . Edhe kjo “K”–ja, pra e kërkimit dhe e kapjes së personave, është një çështje e rëndësishme. Ka filluar aktivitetin por prapë është në fazë konsolidimi dhe aty mund të ketë hapësirë për ju. Pastaj janë strukturat tjera, është ajo e krimit kompjuterik”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj.