Lleshaj: Nuk e ndalojmë dot futjen e armëve kontrabandë, kufiri ynë i gjelbër

18 Korrik 2019, 12:41

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se Shqipëria nuk është një vend që ka kufizime për prodhimin e armëve dhe nuk mund të bllokohet kufiri i gjelbër dhe ashtu si futen cigaret kontrabandë mund të futen edhe armët.

"Duhet ta keni të qartë zoti Murrizi se Shqipëria është një vend që nuk ka kufizime për prodhimin e armëve. Sot Shqipëria prodhon fishekzjarre, që shtruat pyetjen nga hynë. Sigurisht prodhohen në mënyrë të paligjshme, janë prodhuar për eksport, por janë prodhuar këtu. Sa i përket kufirit, ne nuk mund ta bllokojmë kufirin tani, se nuk është më me tela me gjemba por është i gjelbër. Ashtu sic futen kontrabandë cigaret, mund të futen edhe armë.

Ne do të forcojmë kriteret për mbajtjen e armëve edhe në mënyrë të ligjshme. Të forcojmë dënimin penal ndaj atyre që posedojmë në mënyrë të paligjshme armë. Sa më shumë ta ngushtojmë këtë hapsirë aq më shumë i kemi kursyer jetën qytetarëve tanë. Ju ftoj të reflektoni në këtë drejtim. Sa më pak armë të ketë Shqipëria është më mirë", tha Lleshaj.