Lleshaj: Qytetarët do të vazhdojnë të votojnë në qendrat përkatëse ku kanë votuar herën e fundit! Lista e zgjedhësve del më 5 tetor

29 Shtator 2020, 10:31 | Përditesimi i fundit: 2020-09-29 15:08:40

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka hedhur poshtë akuzat se qeveria po zhvendos votuesit e opozitës nga QV pa dijeninë e tyre. Në një dalje për mediat, ministri tha se një gjë e tillë është jo e vërtetë, por mbi të gjitha edhe pamundur që të bëhet. Lleshaj shtoi se lista e zgjedhësve do të publikohet në datën 5 tetor, teksa vuri theksin se qytetarët do të vazhdojnë të votojnë në qendrat përkatëse ku kanë votuar herën e fundit.