Llogaraja mbulohet nga dëbora, automjetet qarkullojnë me zinxhirë

23 Shkurt 2019, 13:56 | Përditesimi i fundit: 2019-02-23 14:27:41

Reshjet e denduar të dëborës kanë vështirësuar qarkullimin në zonën e Llogarasë. ARRSH njofton se automjetet në këtë zonë mund të qarkullojnë vetëm me zinxhirë.

Ndërkohë tre borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.