Logopedia ngre alarmin: ‘Nuk ka kontent shqip, fëmijët nuk kanë zgjedhje për t’u argëtuar’

23 Shtator 2020, 10:59

Zhvillimet teknologjike dhe përdorimi në masë i ekraneve  vendos shpesh herë në pikëpyetje nëse duhet lejuar të përdoret nga fëmijët dhe sidomos ata të moshave shumë të vogla. Për prindërit duket se është kthyer në një problematikë përdorimi I tyre nga fëmijët dhe ndërkohë nuk kanë informacionin e duhur për të kuptuar se kur kalon limiti I fëmijve për të qëndruar përball ekranit të televizorit, tabletit apo telefonit. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte e ftuar logopedja Auroa Lushej, e cila foli mbi ndikimin e tyre ne zhvillimin gjuhësor tek fëmijët e vegjël.

Ndërsa ngre edhe një shqetësim për mungesën e videove edukative dhe jo cilësore, në gjuhën shqipe.

‘’ Nuk ka shumë video në shqip, video tërheqëse edukative, nuk ka këngë tërheqëse.Imazhi nuk është I preferuar për fëmijët ka pak ngjyra, muzika nuk është tërheqëse. Pra nuk kanë fëmijët një zgjedhje, nuk kanë cilësi, nuk mund të zgjedhin dot, prandaj e gjejnë si zgjidhje videot në gjuhë të tjera, kryesisht në anglisht. Prandaj ne duhet të krijojmë një kanal në youtube, ose një television, pra duhet të punohet të bëhen këngë për fëmijë, të bëhen video edukative që të jenë të përshatshme për kohën tani, imazhet ngjyrat. Por duhet të kujtojmë edhe këtë pjesën tjetër që videot nuk duhet të jenë shpërqëndruese’’ tha ajo.

Logopedia theksoi faktin se pavarësisht të gjithave janë prindërit që kanë detyrën kryesore, duke qëndruar gjithmonë vigjilent në kontetin që fëmija I tyre zgjedh për të parë në ekran.