Logopedia suprizon live në “ Rreze Dielli” nënën, terapi falas për djalin

5 Nëntor 2020, 12:17

Nëpërmjet emisionit ‘’ Rreze Dielli’’ znj. Edlira arriti të krijonte kontakt me logopeden Afërdita Kulluri, e cila i ofrojë terapi falas për djalin, që ai të vazhdojë kurimin më tej.

‘’ Duke ditur gjenden delikate të Lorenxos, dua t’i ofrojë mamasë së Lorenxos përveç pjesës së trajtimit, logopedik, edhe suportin nga qendra logopedike në aspektin e të folurit, gjithashtu në vazhdimësi do përpiqemi të gjejmë kontakte të tjera, për ta lidhur Lorenxon edhe në aktivite të tjera, fizike apo që Lorenxo të mbushi kohën dhe të rehabilitohet në të gjitha format më të mira të tij’’ u shpreh ajo.

Një suprizë dhe një ndihmë e tillë, përloti znj. Edlira Vrapi, e cila prej vitesh është mundur t’i sigurojë të birit mes shumë sakrificash mundësinë për terapi dhe ta përmirësojë më tej atë.