Luan violinë për pavionin e COVID-19, mjeku në Tunizi argëton pacientët dhe kthen buzëqeshje

22 Shkurt 2021, 09:54 | Përditesimi i fundit: 2021-02-22 17:31:15

TUNIZI- Mjekët janë ata të cilët gjatë gjithë pandemisë kanë “luftuar” në vijën e parë më COVID-19 duke qëndruar pranë pacientëve në çdo kohë.

Përveç përkujdesit mjekësor, një doktorë nga Tunizia, Mohamed Salah Siala, përmes kordave të violinës së tij mundohet të bëjë fytyrat dhe sytë e pacientëve të tij të buzëqeshin duke i falur pavionit të COVID-19 pak shpresë.

Tunizia ka treguar shenja se rastet e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 janë në rënie, sipas ministrisë së shëndetësisë.

Tunizia është pjesë e COVAX dhe së shpejti pritet të furnizohet me vaksinat e para anti-COVID për të nisur procesin.