Luftë guerrilase në Memphis të SHBA-së, policia vret një afrikano-amerikan

14 Qershor 2019, 13:00

Natën e tensionuar dhe përplasje të dhunshme në Memphis, në SHBA. Protestat për vrasjen e nga ana e një oficeri policie të një të riu afrikano-amerikan filluan në mënyrë paqësore por më pas u shndërruan në një luftë guerrilase urbane. Zyrtarisht deri tani raportohet për 24 agjentë policie të plagosur dhe tre persona të arrestuar.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, 20-vjeçari Brandon Webber, për të cilin kishte disa urdhër-arresti, thuhet se u vra nga oficeri i policisë ndërsa po përpiqej të arratisej. Mbi trupin e tij u derdhën plot 20 plumba.

Kryebashkiaku i qytetit, Jim Strickland tha se dy gazetarë ishin përfshirë gjithashtu në përleshje, në kohën kur protestuesit  filluan të hedhin karrige dhe gurë në drejtim të policisë./Përgatiti Ilir Çuçi