Luftë në New Jersey/ Dy persona të armatosur hapin zjarr ndaj policisë, 6 të vdekur

11 Dhjetor 2019, 09:29

Gjashtë njerëz të vrarë, duke përfshirë një polic, dhe tre të plagosur, përfshirë dy agjentë, është rezultati i një shkëmbimi zjarri dy-orësh gjatë mesnatës në Jersey City, disa milje nga New York, i cili mobilizoi dhjetëra agjentë të FBI dhe të ekipeve speciale të policisë dhe që, sipas hetuesve, nuk kishin për motiv terrorizmin.

Ndër hipotezat, të qarkulluara që nga fillimi, është ajo se agresorët kishin ngritur pritë kundër agjentëve.

Dy vrasës, të veshur me të zeza dhe të armatosur me pushkë, filluan të qëllonin pastaj mbi njerëzit që ndodheshin brenda një dyqani ushqimesh, në një zonë ku banojnë një komunitet historik hebre.

Zona e konfliktit të armatosur u izolua menjëherë, u mbyllën rrugët si dhe shkollat.

Skuadrat speciale të policisë me automjete të blinduara mbërritën nga New York-u. Rrethimi i policisë vazhdoi derisa, në orën 02:30, u njoftua vrasja e dy agresorëve.

    No videos found.