Lulelakër e skuqur me vezë
Përbërësit:
- 1 kg lulelakër
- 2–3 lugë gjelle miell
- 3 vezë
- 2–3 lugë gjelle djathë kaçkavall ose djathë i bardhë i thërrmuar
- 2 filxhanë kafeje vaj për skuqje
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Pastroni lulelakrën, ndajeni në degëza të vogla dhe ziejeni në ujë me pak kripë derisa të zbuten lehtë, por të mos shpërbëhen. Kullojini mirë dhe lëreni të ftohen pak. Rrihni vezët në një enë, shtoni djathin e grirë ose të thërrmuar, kripën dhe piperin. Përziejini derisa të krijohet një masë homogjene. Kaloni çdo boçe lulelakre fillimisht në miell, më pas në përzierjen me vezë. Nxehni vajin në një tigan dhe skuqini nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante.




















