Lumi Ishëm fryhet ndjeshëm, mbi 50 banesa të rrethuara nga uji në zonën e Fushë-Krujës

26 Janar 2021, 08:29 | Përditesimi i fundit: 2021-01-26 08:31:43

Reshjet e dendura kanë bërë që lumi Ishëm të ngrihej frikshëm.

Aktualisht janë rreth 5000 hektarë tokë bujqësore nën ujë në fshatrat, Derven, Luz, Bilaj, Murqinë, Mallkuc dhe një sipërfaqe përafërsisht e tillë dhe në fshatrat fushore të njësisë adm Ishëm.

Dhe pse niveli i ujit është më i lartë se ditën e djeshme deri tani nuk raportohet që uji të ketë hyrë nëpër banesa por janë mbi  50 banesa dhe disa biznese të rrethuara nga uji.

Janë të bllokuara dhe rruget e disa lagjeve si ajo e lagjes fundore në fshatin Murqinë, rruga e Gjokejve në Derven.