'Ma morën djalin...', reagon babai i Indrit Çelajt që u vra për një kondicioner

23 Gusht 2019, 15:15 | Përditesimi i fundit: 2019-08-23 15:48:55

Pas ndarjes nga jeta të Indrit Çelajt i cili u plagos më plumb në kokë nga vëllezërit Griseldo Kusi dhe Albano Kusi, ka reaguar edhe babai i viktimës. Batjar  Çelaj duke shprehur dhimbjen e tij për humbjen e djalit ka thënë se këtë nuk ia uron askujtë dhe e ka konsideruar si një fatkeqësi që ndodhte.

Më pas babai i viktimës është shprehur se i biri nuk kishte konflikte dhe se ishte një njeri shumë i edukuar që nuk dinte të ofendonte kënd.  Në fund Batjar Çelaj thotë se kërkon që drejtësia të bëj punën e saj për vrasjen e të birit.