Macron jep 'dritën jeshile' për hapjen e negociatave me BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Nëse raporti i KE është pozitiv edhe ne jemi gati

15 Shkurt, 17:16

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka dhënë dritën jeshile për sa u përket hapjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me anë të një deklarate në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Macron u shpreh i vendosur për t;i dhënë fund bllokimit të Francës për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Por sipas Macron që ai të jap 'Po' e tij duhet që Komisioni Evropian në mars të japë rezultate pozitive për sa u përket integrimit të dy vendeve.

"Ne jemi në pritje të raportit (Komisionit Evropian) në Mars ... në varësi të kësaj, nëse rezultatet janë pozitive dhe vendoset besimi, atëherë ne duhet të jemi në gjendje të hapim negociatat,"  tha Macron në konferencë.

Kujtojmë se Macron ishte një nga kundërshtarët e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në muajit tetor të vitit që lamë pas. Në atë kohë Macron shprehej se procesi i pranimit të anëtarëve të rinj duhej të ndryshonte.

Kategori të tjera