Macron: Përpara anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë, duhet të investojmë

5 Dhjetor 2019, 12:42

Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë një konference për shtyp në Londër, ku ndodhet për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, duke iu përgjigjur pyetjes se përse bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa këto dy bende i kanë përmbushur reformat, tha se

‘Në sytë e shumë njerëzve, unë jam presidenti francez që kam marrë rolin e njëriut të keq. Gjithsesi unë mendoj se nuk ishin kushtet, nga këndvështrimi europian, për hapjen e negociatave, se procedurat e pranimit janë shumë burokratike, vetëm strategjike dhe fare pak të mirëmenduara në aspektin e reformave’.

Presidenti francez tha gjithashtu se i njeh përpjekjet që ka bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por së pari duhet të reformohen procedurat e negociatave, të cilat, sipas Macron, duhet të jenë ‘të diferencueshme dhe të pakthyeshme, më shumë se politike dhe strategjike”.

“Qëllimi i vetos sime është reformimi, pastaj anëtarësimi i plotë i Ballkanit Perëndimorë në Europë”

“Unë e di, - tha Macron, që kjo është një sfidë edhe gjeopolitike, e cila ka të bëj me shmangien e atyre vendeve që do të tentojnë të mbushin boshllëkun e supozuar se do të krijohet, gjë që do të destabilizojë jo vetëm situatën e brendshme në këto dy vende por do të destabilizojë edhe kontinentin europian. Por duhet të jemi të qartë, - tha Presidenti francez, se procesi i pranimit duhet të kalojë në disa faza partneriteti strategjik”.

    No videos found.