Madrid/Cop25, asnjë marrëveshje klimatike, teka, përçarje dhe ndasi

14 Dhjetor 2019, 13:41

Dy javë nuk ishin të mjaftueshme për të arritur një marrëveshje për klimën në COP25 që u zhvillua në Madrid. E detyruar të plotësojë tekat, përçarjet dhe ndasitë, nga Konferenca e OKB për Klimën nuk doli ‘tym i bardhë’.

"Kishte një angazhim me dy shpejtësi’ – me këto fjalë i përmblodhi konkluzionet e samitit Ministrja spanjolle e Mjedisit Teresa Ribera -, ka nga ata që duan që marrëveshja të shpejtohet, por edhe nga ata që duan të frenojnë".

Ndër të parët që kundërshtuan dështimin e COP25 ishin të rinjtë e “Fridays For Future”, të cilët akuzojnë udhëheqësit e 196 vendeve të pranishëm në Konferencë se janë "shkëputur nga bota" dhe se me ta “Bota kurrë nuk do të ketë përparim të vërtetë".

Greta nga Torino: "Le t'i vendosim të fuqishmit me shpatulla pas murit”.

Nga Italia, Thunberg duke iu drejtuar rreth 5000 protestuesve tha se, "Udhëheqësit botërorë janë duke u përpjekur t’u shpëtojnë përgjegjësive të tyre. Ne duhet t’i vendosim ata me shpatulla pas murit në mënyrë që ata të bëjnë punën e tyre dhe të mbrojnë të ardhmen tonë”.

Kryetarja e Bashkisë së Torinos, Appendino në një postim të shpërndarë në mediat sociale shkruajti se “Prania e Thunberg është një mundësi e mëtejshme për të riafirmuar që emergjenca e klimës duhet të jetë pjesë e debatit publik dhe politik".