Makarona me mish pule dhe salcë kremoze nga zonja Albana

22 Qershor, 11:18 | Përditesimi: 22 Qershor, 11:18

Makarona guackë me mish dhe salcë kremoze

Përbërësit:

  • 500 gr mish pule
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 4 thelpinj hudhër
  • 300 gr makarona guackë
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 250 ml pana për gatim
  • 100 gr djathë kaçkavall i grirë
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Ziejini makaronat në ujë me kripë sipas udhëzimeve të paketimit. Kullojini dhe lërini mënjanë. Ngrohni një tigan të madh në temperaturë të lartë. Shkrini 2 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri dhe shtoni mishin. Kaurdiseni për 2-3 minuta nga secila anë derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtoni hudhrën dhe gatuajeni edhe 30 sekonda. Rregulloni shijen me kripë dhe piper. Hiqeni mishin nga tigani dhe mbajeni mënjanë. Vendoseni përsëri tiganin në zjarr të ulët dhe shtoni 2 lugë gjelle gjalpë. Kur të shkrijë, hidhni gradualisht panën duke e përzier vazhdimisht. Shtoni parmixhanon e grirë dhe përziejeni derisa të shkrihet plotësisht dhe salca të trashet lehtë, duke marrë shkëlqim kremoz. Shtoni makaronat e kulluara në salcë dhe përziejini mirë që të mbulohen nga kremi. Ktheni copat e mishit në tigan dhe përziejini me kujdes me makaronat që të përthithin aromat e salcës. Shërbejeni të ngrohtë në pjata të thella. Spërkateni me majdanoz të freskët dhe djathë parmixhano shtesë sipas dëshirës.

MC/Shqiptarja.com