Makarona me qofte të vogla në tigan
Përbërësit:
- 250 gr mish i grirë
- 1 lugë çaji piper i zi
- 1 lugë çaji kumin
- 1 lugë çaji sodë buke
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
- ½ lugë çaji hudhër pluhur
- 2 feta bukë e ndenjur
- 1 kokërr vezë
- 2 lugë vaj ulliri
- 1 lugë gjelle salcë koncentrat
- 1 filxhan çaji salcë domate
- 250–300 gr makarona të vogla
- Djathë kaçkavall i grirë
- Kripë, piper i zi, kumin
- Majdanoz i grirë hollë
Përgatitja:
Përziejmë mishin e grirë me piperin, kuminin, sodën e bukës, kripën, specin e kuq, hudhrën pluhur, bukën e lagur dhe vezën. Formojmë qofte shumë të vogla. Në një tigan të gjerë ngrohim pak vaj ulliri dhe skuqim lehtë qoftet derisa të marrin ngjyrë. Shtojmë salcën e domates pelte (ose domate të grira) dhe e kaurdisim për 1–2 minuta. Hedhim salcën koncentrat, rregullojmë shijen me kripë, piper, kumin dhe spec të kuq. Shtojmë makaronat e thata dhe ujë të nxehtë derisa t'i mbulojë. Kur të marrë valë, ulim zjarrin, e mbulojmë me kapak dhe e gatuajmë derisa makaronat të zbuten dhe të thithin lëngun (rreth 12–15 minuta). Në fund e spërkatim me djathë kaçkavall të grirë dhe majdanoz të freskët.




















