Makarona me salçiçe krem dhe kungull nga zonja Vjollca

22 Qershor 2021, 11:25

Makarona me salçiçe krem dhe kungull

Përbërësit:

400 gr makarona

2 kunguj të njomë

4 salçiçe ( të pa gatuara)

250 gr panna

50 gr parmixhano

pak vaj ulliri

kripë

Përgatitja

Fillimisht vendosim në zjarr një tenxhere për të valuar. Ndërkohë pastrojmë salçiçet nga lëkura I copëtojmë ato me duar në copëza të vogla dhe I vendosim ato deri sat ë zverdhen pak.

Ndërkohë me të valuar uji shtojmë në të kripë dhe makaronat I përziejmë që të mos na ngjiten dhe I lëmë të ziejnë aq mirë sa shkruhet në etiketë. Presim kungujt në shirita të gjatë dhe I shtojmë tek salçiçet e skuquea, I përziejmë mirë deri sa ato e ulin volumin, shtojmë panën ulim temperaturën për 4 minuta, shtojmë makaronat dhe 1 garuxhde nga uji I makaronave I përziejmë mirë dhe më pas shtojmë parmixhanon grirë I përziejmë për 2 minuta dhe gati për ti serviruar.