Makina e parkuar prej një jave në Rinas ngjall panik, FNSH rrethon zonën

25 Shtator 2019, 17:39

RINAS- Një automjet i parkuar në Aeroportin e Rinasit ka ngjallur dyshimet e forcave të rendit. Menjëherë është bërë rrethimin e zonës nga FNSH të cilët kanë bërë një kontroll të imtësishëm brenda saj.

Pas kontrollit ka rezultuar se makina ishte bosh. Dyshimet e saj erdhën pas denoncimeve se brenda saj mund të kishte objekte të paligjshme. Ajo qëndronte prej një jave e parkuar në parkingun në brendësi të Aeroportit.

    No videos found.