Makina i pret rrugën, motori i dy efektivëve të Shqiponjave përplasen me bordurën pranë Kopshtit Botanik! Mjeti bëhet copa, policët të shtrirë në tokë

7 Shtator 2021, 10:53 | Përditesimi i fundit: 2021-09-07 11:40:40

Dy efektivë të Forcave Shqiponja janë aksidentuar pak minuta më parë me motorin e policisë më të cilin lëviznin, pais një makinë i ka prerë rrugën. Aksidenti ka ndodhur pranë Kopshtit Botanik, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes janë të frikshme, ku dallohet se motori është bërë copa dhe dy efektivët e Shqiponjave janë të shtrirë në tokë.