Makina luksoze mbi trotuar, qëndrim mbi viza të bardha ...1350 raste shkeljesh vetëm në tre ditë

18 Gusht 2019, 12:22

TIRANË- Shoferët vazhdojnë të mos i respektojnë rregullat e qarkullimit edhe pse masat dhe monitorimi nga ana e policisë është shtuar. Në vetëm tre ditë ka pasur 1350 raste shkeljesh në Tiranë të konstatuara nga ana e policisë rrugore. Rastet e shkeljeve  janë burim  për aksidente me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve apo qytetarëve.

Rastet kanë qenë pushim dhe qëndrim i gabuar kryesisht në trotuar,  në rrugë, në vendet e rezervuara, në vendkalim këmbesorësh, në rresht të dytë apo pushim në viza të bardha. Këto raste kanë sjellë vështirësi për mjetet e tjera dhe për këmbësorët. Bazuar në këtë rritje shkeljesh është  shtuar ndjeshëm prezenca dhe fokusi i patrullave, për evidentimin dhe dokumentimin e parkimeve të gabuara në kryeqytet.