Makina ngre në ajër vogëlushin, ndodh mrekullia

12 Shtator 2019, 10:31

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kharkiv të Ukrainës, ku makina ka përplasur një djalë dhe ai ka shpëtuar fatmirësisht.

 Sipas videos së publikuar nga "Daily Mail", vogëlushi po kalonte rrugën dhe papritms e përplas një makinë e bardhë.

Djali ngrihet në ajër dhe bie në tokë, por ai ndodhet në gjendje të mirë pasi ngrihet në këmbë e fillon duke ecur.

Shoferi del nga makina që t'i japë ndihmën e parë djalit por ai ndodhet në gjendje shumë të mirë dhe shfaqet në video duke rregulluar këpucët.

Videoja është publikuar nga Vladimir Philipchuk, i cili gjithshtu komentoi se shoferi ishte brenda rregullave rrugore dhe ishtë çanta që e ndihmoi djalin të binte pa u dëmtuar.