Makina përmbyset në aksin rrugor Sauk-Tiranë, shoferja dërgohet me urgjencë tek Trauma

18 Tetor 2019, 21:34

Një aksident i rënë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Sauk – Tiranë, ku si pasojë janë plagosur një vajzë është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Sofra e Ariut, ku burime për Report Tv bëjnë me dije se vajza e aksidentuar ka qenë në timonin e makinës që është përmbysur në mes të rrugës.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.