Makina përplas për vdekje 'çiklistin' në Fier dhe largohet me shpejtësi

16 Korrik 2019, 22:19

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vajkan të Fierit. Viktima është Shpëtim Isufi i cili po udhëtonte me biçikletë në momentin që është goditur nga një automjet që ecte me shpejtësi.

Përplasja ka qenë shumë e fortë ku për pasojë Shpëtim Isufi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa autori është larguar së bashku me makinën që kreu aksidentit.

Në vendin ku ka ndodhur aksidenti mungon ndriçimi gjë e cila mund të ketë sjellë edhe aksidentin e fatal. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin, ndërsa nuk dihet ende identiteti i drejtuesit të mjetit.