Makina përplas për vdekje lushnjarin që po lëvizte me biçikletë, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

20 Tetor 2019, 15:02

Një person ka humbur jetën në Lushnje si pasojë e një aksidenti. Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i makinës që e përplasi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën rurale Tre Urat në Çermë Sektor rreth orës 14:15. Fatmir Muça ishte duke lëvizur me biçikletë kur u përplas për vdekje nga një makinë.