Makinat Retro 'pushtojnë' Tiranën! Gonxhe: Tashmë këto mjete do përjashtohen nga taksat fiskale

2 Nëntor 2019, 16:40

TIRANË- Me rastin e 20 vjetorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve dhe Transportit Rrugor, i gjithë sheshi "Skënderbej" u pushtua nga ekspozita me makina Retro.

Të shtyrë edhe nga kureshtja qytetarë të shumtë vizituan ekspozitën me dhjetëra makina retro. Drejtori i DPSHTR , Blendi Gonxhe në një prononcim për Report TV tha se krahas kësaj ekspozitë tashmë makinat Retro do të kenë përjashtime fiskale të pritura prej shumë vitesh çka i sjellë përdoruesve të tyre shumë lehtësi.

    No videos found.