Makinat Retro zhvendosen në Gjirokastër, 35 atuovetura të viteve 1940-1980 ngjallën nostalgji

25 Tetor 2020, 22:13 | Përditesimi i fundit: 2020-10-25 22:35:20

Pas paradës në disa qytete të Shqipërisë, koleksioni klasik i makinave të vjetra Retro ka mbërritur në Gjirokastër e pikërisht në pazarin karakteristik. Retro n'sokak solli 35 atuovetura të viteve 1940-1980, të cilat ngjallën interesin e vendasve dhe jo vetëm, pasi nuk ishin të pakët të apasionuarit e ardhur nga Tirana dhe Kosova.

“U mrekulluam se sa makina të vjetra. I kishim parë vetëm nëpër media, në televizione. Ishte e mahnitshme ti shikoje për vërteti”, tha një vizitore.

Ishin shumë të bukëra. I kisha parë vetëm nëpër filma dhe media", u shpreh një tjetër.

Është një Retro e cila është rrallë bëhet. Qyteti i gurtë është në festë”, tregoi një i pasionuar pas makinave Retro.

I shton gjallëri qytetit dhe pazari merr pak frymë”, tha një tjetër.

Përveç mjeteve, pjesëmarrësit u argëtuan me shoqërinë e pianistit italian Alesio Maliari, si dhe ritmet e muzikës JAZZ që u performua nga grupe të ndryshme nga Ballkani.