Malësi e Madhe/ Makina del nga rruga, plagoset shoferi, humb jetën gruaja e tij

29 Janar 2020, 17:46

MALËSI E MADHE- Një aksident tragjik është regjistruar mesditen e kësaj të mërkure, ku një grua ka humbur jetën e ndërsa bashkëshorti i saj, i cili drejtonte mjetin është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Koplik – Dedaj, në vendin e quajtur  “Ura e “Zhajës, fshati Zagorë, Malësi e Madhe dhe shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit, i identifikuar si Gjergj Durgaj.