Malin e Zi në shtetrrethim, Kallaba për Report Tv: Vendi më i prekur nga COVID në rajon, sakrifikuam turizmin

28 Shtator 2020, 19:07

Masa të rrepta epidemiologjike do të zbatohen në Mal të Zi, Një pjesë e qyteteve do të rikthehen në izolim të plotë.  Për Report Tv ka folur gazetari dhe pedagogu nga Mali i Zi, Ismet Kallaba, i cili tha se për momentin Mali i Zi është vendi më i prekur brenda rajonit. Më tej ai deklaroi se për shkak të situatës së pandemisë u detyruan që të sakrifikonin edhe turizmin.