Man. United mbyll më në fund marrëveshjen për mesfushorin, i paguan 80 mln euro portugezëve

29 Janar 2020, 14:36

Tre ditë para mbylljes së merkatos së janarit Manchester United më në fund ka arritur të kompletojë transferimin e mesfushorit Bruno Fernandes nga Sporting Lisbona. Sportsmail shruajti të martën në mbrëmje se ‘djajtë e kuq’ kanë arritur një marrëveshje me portugezët në bazë të 80 mln eurove, 55 prej të cilëve do të paguhen në mënyrë direkte.

Nga momenti në moment pritet edhe mbërritja e futbollistit në Manchester, aty ku fillimisht do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën në kontratë. Së fundmi mediat në Portugali i kanë shkëputur disa fjalë futbollistit që i pyetur për transferimin ka thënë se ‘Premier League’ ka qenë ëndrra e tij.