Manastirliu inspekton punimet në maternitetin e ri të Lezhës: Po ndërtojmë 4 të tjerë

5 Mars, 12:31

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet për ndërtimin e maternitetit të ri në Lezhë, i cili pritet të përfundojë brenda pranverës.

"Jo vetëm që ka qenë një vit i vështirë ky i pandemisë, por ne nuk e kemi ndalur punën në asnjë moment në kantierin gjigand të shëndetësisë. Qoftë për maternitetin e Lezhës, që e shohim se si kanë ecur punimet dhe do të përfundojmë edhe përpara afatit. Qoftë për maternitetin e Beratit, për maternitetin e Kukësit dhe gjithashtu edhe për maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ku tashmë punimet kanë filluar", tha Manastirliu.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha