Manastirliu: Pandemia s'është futboll politik! Po të kemi mbingarkesë,zgjedhim kush trajtohet i pari

29 Tetor 2020, 11:28 | Përditesimi i fundit: 2020-10-29 11:42:10

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga Kuvendi ka deklaruar se po punohet për rritjen e kapaciteteve në spitale. Gjatë deklaratës së saj ajo ka thënë se pandemia në vendin tonë është përdorur politikisht, duke "shigjetuar" këtu opozitën.

Ministrja Manastirliu theksoi se së shpejti do të nisin edhe testet e shpejta të Covid-19, si dhe do të shtohen kapacitetet spitalore, ku do të ketë 4 spitale Covid në Tiranë dhe spitalet rajonale. Ndërkaq shtoi se nëse do kemi mbingarkesë të spitaleve dhe do të përballemi me vështirësi, do zgjedhim kush do trajtohet i pari.

"Shqipëria ka marrë 70 pikë njëosj siRumania dhe më shumë se vendet e ballkanit perëndimor, pikët më të larta janë për trajtimin e tumorit të gjirit, të tuberkulozit të sëmundjeve pulmonare, mbulimi vaksinat etj.

Këto janë vlerësime që ne marrim jo nga organizata të pacertifikuara por nga revista prestigjoze në të cilat punojnë më shumë se 5000 bashkëpunues akademik. Më lejoni që shumë shkurt të ndalem te  çfarë situate po kalojmë, duke marrë lejen tuaj për të cituar disa fjalë të drejtorit të përgjithshëm të OBSH. "Atje ku ka patur përçarje politike në nivel kombëtar është vënë re mungesë respekti për shkencën dhe punonjësit e mjekësisë. Ndaloni përdorimin politik të Covid, pandemia nuk është futboll politik. Pandemia është përdorur edhe pa ardhur rasti i parë në vendin tonë. Ne nuk jemi ndalur për asnjë moment punën në këtë kohë shumë sfiduese.