Manastirliu për Report Tv: Kemi aktivizuar planin e gatishmërisë në QSUT

22 Shtator 2019, 00:01

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha në një lidhje telefonike për Report Tv se personat e paraqitur në Spital nuk kanë marrë dëmtime të rënda. Ajo deklaroi se në spitale po punohet me shumë grupe pune për të bërë të mundur përballimin e fluksit të pacientëve.

"Të lënduarit janë paraqitur me dëmtime jo të rënda. Aktulisht në spital po marrim mjekim 10 pacientë, ndërsa në Durrës deri para një ore po merrnin mjekim 5 pacientë. Pjesa tjetër kanë lënë spitalin për shkak se nuk kanë pasur gjendje të rënduar. Në spitalin e Traumës është paraqitur një vogëlush i cili ka marrë mjekimin dhe më pas është larguar. Kemi aktivizuar planin e gatishmërisë në QSUT dhe në spitalin e Durrësit. Në Tiranë kemi 3 qendra shëndetësore të hapur përgjatë 24 orëve. Situata në Tiranë është e mbuluar nga shërbimi shëndetësore", u shpreh Manastirliu

    No videos found.