Nën moton “Drejtësi dhe Liri”, ka filluar protesta kundër vendimit të Gjykatës Penale për rastin “Monstra”. Protestuesit u grumbulluan në Çair dhe vazhduan rrugën drejtë Gjykatës dhe më pas edhe para Qeverisë. Protestuesit brohoriten “Pa drejtësi s’ka liri”., “Bashkohuni me ne”, “Poshtë tradhtarët-liri popullit”.
Protestës për rastin “Monstra”, iu bashkëngjiten edhe familjarët e Almir Aliut, vogëlushit nga Kumanova, për rastin e të cilit të hënën në Kumanovë protestuan dhe kërkuan rigjykim të rastit, dëmshpërblim si dhe lirimin nga akuza të tre familjarëve të Almirit.Organizatori i protestës Bedri Ajdari iu drejtua policëve për hapje të rrugës duke iu ofruar edhe dokumentin me të cilin kanë paralajmëruar protestën e sotme , ndërkohë iu bëri thirrje edhe protestuesve për qetësi dhe durim.