Marku dorëzon detyrën: Jam e lumtur që ia pasoj ish-shokut të klasës, do ta kaloni mirë

6 Dhjetor 2019, 10:22

sh-kryeprokurorja Arta Marku e dorëzoi detyrën mes emocioneve duke kërkuar ndjesë për frymëmarrjen, por e justifikoi me ngjitjen e shkallëve, ndërsa u shpreh e lumtur që detyrën ia pason ish-shokut të klasës duke besuar se do të bëjë mirë. "Më falni për frymëmarrjen se kam ngjitur shkallët. Jam përkushtuar ta bëj detyrën me përkushtim dhe integritet. Falenderoj të gjithë stafin që më kanë ndihmuar në përballimin e cdo sfide. Puna më ka dhënë një eksperiencë të shkëlqyer profesionale dhe njerëzore.

Falenderoj përfaqësuesit e OPDAT dhe Euralius. Falenderoj median për hapësirën që më keni kushtuar. Urime prokurorit të ri të përgjithshëm, kam besim se prokuroria do të ecë përpara. Jam shumë e lumtur që detyrën ia pasoj një ish-shoku tim të klasës dhe jam e sigurt që do ia kaloni mirë me atë" tha Arta Marku.