‘Marrëveshja e shekullit’ sulmohet me zjarr

26 Qershor 2019, 12:04

Ndërsa Jared Kushner këshilltar dhe dhëndër i presidentit amerikan Donald Trump ka tashmë në duar një plan ekonomik i cili synon të zgjidhë krizën në Lindjen e Mesme, në Bethlehem kanë nisur përleshjet kur demonstruesit dolën në rrugë për të protestuar ndaj planit të paqes SHBA-Izrael. Nga dhuna janë lënduar dhjetra protestues.

Filmimet në vendngjarje tregojnë se protestuesit godasin me këpucë një manekinë me fotografinë e Trump përpara se ti vinin zjarrin

Plani i ashtuquajtur “Marrëveshja e shekullit”, i propozuar nga Shtëpia e Bardhë të shtunën, premton të krijojë 1 milion vende të reja pune për palestinezët dhe liston projekte të mundshme infrastrukturore, duke përfshirë një autostradë midis Bregut Perëndimor dhe Gazës. Megjithatë, palestinezët nuk do ta kenë mundësinë e kthimit në shtëpitë e tyre.