Marrëveshja Libi-Turqi për gaz dhe naftë në Detin Mesdhe, Greqia kërkon sanksione nga BE-ja

11 Dhjetor 2019, 13:40 | Përditesimi i fundit: 2019-12-11 15:49:26

Teksa Libia dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe për të nisur kërkimet për gaz dhe naftë në Detin Mesdhe, Greqia dhe Qiproja kanë reaguar fortë duke kërkuar nga kreu i ri i Punëve të Jashtme të BE Jospeh Borrell, të ndikojë me autoritetin që i jep posti i ri.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka dënuar marrëveshjes dhe ka kërkuar nga Unioni Europian vendosjen e sanskioneve ndaj Turqisë dhe qeverisë së Tripolit nëse ata nuk respektojnë ligjin ndërkombëtar.

Ministrat e Jashtëm të BE diskutuan dje një plan gjerman për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të paqëndrueshmërisë politike që ekziston në Libi, ndërsa dje Preaidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se është gati të dërgojë trupat turke në Libi nëse qeveria e Tripolit do ta kërkojë atë.

Kreu i ri i Punëve të Jashtme të Unionit, Jospeh Borrell është shprehur se ‘Nëse Bashkimi Europian do që të jetë një fuqi gjeopolitike, nuk mund të mos gjejë zgjidhje për problemet e mprehta në këtë ‘lagje’ të Europës.