Martesë e lumtur, si ta arrijmë? Disa këshilla nga inxhinierja Luljeta Bozo…

12 Shkurt 2021, 11:59

Në këtë bisedë mbi dashurinë, familjen dhe sekretet për një familje të shëndoshë e mbi të gjitha për të ruajtur një dashuri për kaq shume vite, ajo dha disa këshilla për të pasur një jetë të sukseshme:

“ Diskutonim gjithmonë,  se jeta ka probleme, mund të ketë edhe mendime të kundërta, le të ketë nuk prish punë, puna është ti diskutosh me logjikë, me arsye dhe mbi të gjtiha të dish të ndërtosh ato marrëdhënie ku kyci për mua është gjithmonë gruaja. Gruaja ose e rregullon ose e shkatërron një familje, është gruaja e cila arrin me mënyrën se si sillet  me taktin po do se s’bën atë dashuri të madhe që jep, si bashkëshorte dhe si nënë, se po nuk mori shteron….Megjithëse ishim shumë të zënë me punë e gjenim gjithmonë mundësinë, edhe të bënim shëtitje në natyrë, kemi bërë pa fund se s’kishim atëherë makina, me bicikleta ishim, shkonim ose me tren, shkonim në Durrës me urban, laheshim në lumen Erzeni, bënim piknik pa fund, hipnim në karrocerinë e kamionit dhe shkonim në gurore, nga gurorja në malin e dajtit në këmbë’’ shprehet ajo për kujtimet e jetë së saj përkrah bashkëshortit të ndjerë Todit.