Martin Prela, i ati i viktimës: E kam takuar mbrëmë, hëngrëm darkë dhe u nis për në Rinas! Nuk kemi hasmëri

5 Dhjetor 2020, 12:48

Martin Prela, i ati i viktimës Xhulio Prela ka folur për Report Tv duke thënë se e ka takuar të birin mbrëmë dhe kanë darkuar së bashku. Më pas ai ishte nisur drejt Rinasit. Sipas të atit, Xhulio Prela rreth orës 00:00 ka dal nga shtëpia, pasi në 01:00 do zbriste miku në Rinas.

"E kam takuar mbrëmë, kemi ngrënë darkë bashkë dhe është nisur për në Rinas. Rreth orës 00:00 ka dal nga shpia, pasi në 01:00 do zbriste miku në Rinas. Nuk kemi asnjë hasmëri, Xhulio nuk fliste shumë për punën. Puna edhe mund të jetë shkak, por nuk e di. Disa shqetësime mi pati thënë nga puna, presione, por përgjithësisht janë shqetësime që i kanë të gjithë policët. Ne nuk e dimë se nga ka ardhur", tha i ati Martin Prela.