Masa të rrepta nga policia, protestuesit e arrestuar mbërrijnë te Krimet e Rënda

19 Shkurt 2019, 10:45

Gjykata e Tiranës do të vendosë sot për fatin e 16 personave të arrestuar për protestën e opozitës dhe aktet e dhunës që shfaqen ndaj institucioneve publike.

Të arrestuarit do të dalin përpara gjyqtares Rexhina Mlika ndërsa ndaj tyre rëndojnë 4 akuza: kundërshtim polices, dëmtim prone me dashje, protestë pa leje dhe prishje qetësisë publike.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe Florenc Hoxha si dhe Sajmir Rexhepi, i njohur edhe si “Ujku i Cërrikut”.

Ndërkohë që në kërkim janë edhe 6 persona të tjerë të identifikuar nga policia. Deputetë të PD-së dhe familjarët e të arrestuarve ndodhen jashtë ambienteve të Gjykatës,  për të mbështetur të afërmit e tyre të cilët ndodhen në këto ambiente. Ata pretendojnë se arrestimi i tyre është i padrejtë.

Të arrestuarit

Florenc Hoxha, Emnauel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Sajmir Rexhepi, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Pellumb Sheluka, Veljan Dine, Ndue Tuci. Emrat e 16 te arrestuarve per protesten me 4 akuza kundershtim policesh demtim prone me dashje proteste pa leje prishke qetësis publike.

Masat e sigurisë ndaj tyre do të jepen nesër në orën 10:00 me gjyqtare Rexhina Memlika.