Masakër në Brazil, një bandë e armatosur vret 11 persona në një lokal

20 Maj, 11:04

Një masakër ka lënë 11 të vdekur në një bar në lagjen Guama të Belen në Brazil. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 4 të pasdites të së dielës.
Sipas mediave vendase sulmi erdhi nga një bandë e armatosur prej të paktën 7 personash të cilët hapën zjarr me breshëri ndaj barit duke lënë të vdekur 6 gra dhe 5 burra dhe më pas u larguan me motorët e tyre. Sipas Sekretarit të Sigurisë Publike në Para, Ualame Machado, pothuajse të gjithë viktimat kanë marrë plumb në kokë që u ka shkaktuar vdekjen e menjëhereshme.
Viktimat janë identifikuar nga autoritetet përkatëse por emrat dhe moshat e tyre ende nuk janë  zbuluar. Ndërkohë Divizioni për Vrasje në Brazil po vijon me hetime për krimin që tronditi Brazilin. Ndërkohë ende nuk ka asnjë motiv për masakrën që la pas 11 persona të vdekur.

Kategori të tjera

Shiko të gjitha