Masakër në pyllin e gështenjës në Pogradec! Specialisti i Zonave të Mbrojtura: Fenomen shqetësues! Në një vit vetëm 9 të proceduar për prerje të paligjshme

4 Dhjetor 2020, 20:01

Pogradeci është një nga zonat më të njohura në Shqipëri për prodhimin e frutit të gështënjes. Por pylli i gështenjave me një sipërfaqe rreth 700 ha 600 prej të cilavë zone e mbrojtur keqshfrytëzohet masivisht nga dora e njeriut.

Fenomeni i prerjes së pyjeve në mënyrë të paligjshme në këtë zonë është me shqetësues në stinën e dimrit pasi pemët e prera shfrytëzohen për dru zjarri. Pylli i Gështenjave nga i cili banorët presin të marrin të ardhura pas shitjes së ketij fruti për fat të keq po zhvishet dita ditës.