Masakrat e komunistëve në Kosovë

6 Shkurt 2019, 15:58 | Përditesimi i fundit: 2019-02-06 16:02:25

Dosja K në Report TV solli në emisionin e radhës fakte dhe dokumente ekskluzive për një nga historitë e përgjakshme të pasluftës së Dytë Botërore në hapësirat shqiptare që mbetën në ish- Jugosllavi.  Fushatat e spastrimeve që u kryen mbi popullsinë shqiptare në Kosovë gjatë muajve janar-shkurt 1945 dhe si e raportonin gjendjen atje divizionet e partizanëve shqiptarë në raportet e tyre. Prof.asoc.dr. Sabit Syla sjell fakte tronditëse mbi këto masakra, duke përcjellë një varg dokumentesh të arkivave shqiptare e serbe dhe analizon aneksimin e Kosovës e të viseve të tjera në ish-Jogusllavi menjëherë pas luftës.