Maska në kushte shtëpie për flokë të yndyrshëm dhe të thatë

14 Maj 2019, 15:17

Kujdesi për flokët është gjithmonë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për të gjitha llojet e flokëve. Shpesh ne e neglizhojmë përkujdesjen ndaj tyre, veçanërisht në kushte shtëpie. Por ekziston një numër i madh mundësish për realizimin e maskave të ndryshme me përbërës të thjeshtë dhe natyralë, të cilat mund t’I përgatisim lehtësisht me produkte që ne i kemi thuajse gjithmonë në shtëpitë tona. Parukierja Gena Petriti ju vjen në ndihmë me dy sugjerime maskash tërësisht natyrale për flokë të yndyrshëm dhe të thatë.