Matteo Salvini kundër BE-së: Italia nuk mund të kënaqet pafundësisht me thërrime

17 Qershor 2019, 15:16

v/Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm italian, njëkohësisht lideri i “Lega Nord” Matteo Salvini, ndërsa ndodhet në një vizitë në Washington, ku do të takohet me zv/presidentin amerikan Mike Pence dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, ka sfiduar për të disatën herë Bashkimin Europian dhe ka përdorur grushtin e hekurt karshi këtij të fundit.

“Përsa i përket kërkesës së Bashkimit Europian ndaj Qeverisë italiane për uljen e taksimit progresiv të tatimit mbi të ardhurat e punës, “Flat Tax”, Salvini tha se: “duhet të ketë burime për ta realizuar. Ne jemi për mundësinë e rimodelimit të afateve kohorë”.

Duket se në terma ekonomik, qëndrimi i Matteo Salvinit përkundrejt Bashkimit Europian po bëhet gjithnjë e më i ashpër: "Bashkimi Evropian ka vrarë një popull dhe ka i hapur dyert për Kinën. Italia nuk është Greqi dhe Brukseli duhet të ketë një qëndrim të drejtë. Vendi im nuk mund të kënaqet pafundësisht me thërrime”- Tha zv/Kryeministri Italian.

Në intervistën e tij, pastaj Salvini, me dorën e shtrirë drejt Shteteve të Bashkuara, u shpreh se: "Italia dëshiron të kthehet përsëri si partneri i parë i demokracisë më të madhe perëndimore, SHBA. “Nga shkurtimet e taksave e deri te ristartimi ekonomik, Qeveria Italiane do të zbatojë një recetë si ajo e miratuar nga Administrata Amerikane për rritjen ekonomike. Salvini tha se: "biznesi nuk është gjithçka. Ai vërtetë sjellë benefite në terma afatmesëm por mund të ndodhë që shpejt të kthehet në një kurth. Unë mendoj si Presidenti Trump për sigurinë dhe jam i bindur se vetëm në këtë mënyrë, siguria e italianeve nuk do të komprometohet”.

Gjatë fjalës së tij, Matteo Salvini u deklarua dhe për marrëdhëniet me Rusinë: "Do të ishte një gabim strategjik, si komercial ashtu edhe gjeopolitik, nëse e mbajmë larg Rusinë nga Perëndimi, duke e lënë atë në krahët e kinezëve. Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta sjellë atë në tavolinë. Unë preferojë të gjykojë që ne duhet të kthehemi si pjesë e aksit Moskë-Pekin. /Përgatiti Ilir Çuçi