Matteo Salvini-Brukselit: Kujdes, Italia nuk është Greqia të cilën ju e vratë

18 Qershor 2019, 14:30

Shtrëngimi i duarve me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe me Zv/ Presidentin amerikan Mike Pence në Shtëpinë e bardhe dhe takimet kokë më kokë të cilat nuk u pasuan nga konferenca të përbashkëta për shtyp, ndoshta nuk donin të tregonin se Shtëpia e Bardhë ka vendosur të jetë më shumë prezente në sfidat e mëdha ekonomike dhe politikat e zhvillimit brenda qeverisë italiane, sidomos të gjitha përsa i përket asaj që quhet Flat Tax, (tatim i sheshtë) që është dhe një nga pikat e fërkimit brenda qeverisë së Kryeministrit Giuseppe Conte. Duket se SHBA janë dakord me propozimet ekonomike të Salvinit, duke pasur parasysh se ishte një politikë e tillë e propozuar nga Presidenti Amerikan Trump e cila, pas debateve të shumta,  solli rritje të forte ekonomike në SHBA.

Por Propozimi i Zv/Kryeministrit Italian duket se kundërshtohet fort nga Brukseli. Nga ana tjetër e oqeanit, Salvini i dërgoi fjalë Brukselit se: “Qeveria italiane "nuk do të jetë më e kënaqur me thërrime" dhe se "Italia nuk do të jetë Greqia, të cilën Evropa e ka vrarë ". Sipas Salvinit - “taksat do të shkurtohen. Ne do ti bindim europianët për taksën e sheshtë me shifra dhe mirësjellje, por nëse ata nuk binden, ne prapë do ta bëjmë”

Matteo Salvini në misionin e tij flash në Washington, mori staturën e njeriut i cili mund të çimentojë aleancën me Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump.

“Italia është bashkëbiseduesi i parë, më i besueshëm dhe më i fortë i SHBA-së ndër vendet e Bashkimit Evropian dhe është vendi më i madh evropian me të cilin Shtetet e Bashkuara mund dhe dëshirojnë të dialogojnë"- Tha Salvini gjatë një interviste.