Maturantët nuk dalin në protestë, të kënaqur me notat! Eksperti: Ministria e Arsimit s’do protesta, pakt me korrigjuesit për notat

27 Qershor 2022, 22:23

Një orë pasi Ministria e Arsimit publikoi rezultatet, maturantët të kënaqur me notat anuluan protestëne paralajmëruar për vështirësitë në disa teza të lëndëve me zgjedhje. Por eksperti i arsimit Qemal Çejku, ish Drejtor i Zyrës së Arsimit për Tiranën, ngre dyshime të forta, kur thotë se frika nga ngritja e maturantëve mund të ketë detyruar Ministrinë të bëjë pakt me korrigjuesit për rezultate pozitive.