Maturantëve u ndalohet rishikimi i notës, Zhupa: Shkelje e Kushtetutës, hiqeni që sot! Ministrja: Duhet gjetur një rrugë që mos t’iu digjet aplikimi për universitet

7 Korrik 2022, 17:42

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka ngritur në Kuvend problematikën që maturantët nuk kanë mundësi të kërkojnë mundësinë për të rikorrigjuar testin. Sipas saj, kështu maturantët marrin notë më të ulët nëse teza është korrigjuar gabim dhe nuk kanë mundësi të kërkojnë rishikimin e saj. Zhupa akuzoi ministren se kanë shkelur ligjin e arsimit të lartë, Kushtetutën dhe Konventën Europiane. Zhupa tha se ky nen duhet të hiqet që sot.