Mazhoranca e vendosur për Kodin Zgjedhor, Balla: Refuzuam përpjekjet e Metës për të futur vendin në aventura dhe spirale të rrezikshme

27 Tetor 2020, 22:39

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, në një konferencë për shtyp, ka folur lidhur me vendimin e Komisionit të Ligjeve i cili rrëzoi dekretin e presidentit për Kodin Zgjedhor me 15 vota kundër dhe 2 pro.

Ky vendim i komisionit sipas Ballës do ti hapë rrugë hyrjes në fuqi të Kodit Zgjedhor si dhe ka refuzuar përpjekjet e Metës, sipas tij për të futur vendin në aventura dhe spirale të rrezikshme.

"Ligjet rrëzuan dekretin e Metës, i hapen rrugë hyrjes në fuqi të Kodit Zgjedhor. Duhet refuzuar përpjekja e Metës për ta futur vendin në një aventura dhe spirale të rrezikshme. Dua ta them qartë se Ilir Meta për asnjë moment me këtë dekret nuk ka pasur si qëllim të përmirësojë kuadrin ligjor të RSH, por si gjithmonë pozicioni i tij ekstremist ka qenë sabotimi dhe gjithçka e mundur për të pernguar zhvillimin normal të zgjedhjeve të 25 prillit. Komisioni i Venecias është i mirëpritur.

Komisioni është i mirëpritur. Do të adresohet çdolloj çështje që mund të dali më tej. Siç edhe e dini impelmentimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet. Duke qenë se tashmë kemi kod zgjedhor  ku qytetarët për herë të parë do të votojnë edhe për kandidatët", tha Balla.

Më tej ai shtoi se e mirëpresin opinionin e Komisionit të Venecias por theksoi se Kodi është miratuar duke respektuar Kushtetutën dhe se do të votohet.

"Pretendimet e Metës të njëjta me të opozitës. Në argumentat e sjella nga presidenti ai është munduar të argumentojë se ndryshimet në  Kod Zgjedhor sipas tij nuk na garantojnë një proces zgjedhor me lista të hapura. Të themi troç se u respektua 5 qershori.